Xhavit Haliti komenton mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje për legjislaturën e re.

Në pyetjen se a po heziton PDK-ja të bashkëqeverisë me LVV-në për shkak të një deklarate të dhënë nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Haliti tha: “Nuk e di kush kujt iu ka kërcënuar.

Vendimet e partisë merren në organe.


- Advertisement -

Ne kemi bërë program që t’i shërbejmë Kosovën.

Partitë nuk duhet ta shohin njëra-tjetrën si armike.

Ne konkurrojmë me programe për t’u shërbyer qytetarëve.

Kryetari Bedri Hamza ka deklaruar se institucionet duhet të krijohen.

PDK-ja nuk do të bëhet patericë e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Nëse futemi në koalicion, duhet që të përputhen programet.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *