Mbyllet përkohësisht segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë për punime infrastrukturore

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë do të mbyllet përkohësisht nga “Rrethi i Flamurit” deri te rrethi i Spitalit për punime infrastrukturore.

Mbyllja do të jetë në fuqi nga 13 korriku, në orën 20:00, deri më 16 korrik, në orën 20:00.

Qytetarët janë udhëzuar të përdorin rrugët alternative si “Arbnor dhe Astrit Dehari”, “Rruga B”, “Agim Ramadani”, “Mark Dizdari” dhe të respektojnë sinjalizimin dhe personelin në terren.


- Advertisement -

Lëvizja e këmbësorëve do të jetë e mundësuar gjatë kësaj periudhe.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *