Dyshime për manipulim të procesit zgjedhor në Kosovë: Parregullsitë e zbuluara gjatë rinumërimit të votave

Gjatë rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kanë ngritur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor nga ana e Listës Serbe.

Kjo pasi, janë hasur një numër i konsiderueshëm fletëvotimesh të plotësuara me shkrim të njëjtë dhe formë të njëjtë, ku në disa raste është vërejtur përdorimi i shenjave identike, përfshirë edhe simbolin e barazimit dhe shenja të tjera të përsëritura.

Këto parregullsi, sipas të dhënave, janë evidentuar në të gjitha komunat me shumicë serbe.


- Advertisement -

Po ashtu, gjatë verifikimit të listave të votuesve ku qytetarët nënshkruhen para se të ushtrojnë të drejtën e votës, është vërejtur se në disa raste paraqiten nënshkrime të njëjta ose shumë të ngjashme.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës. “KQZ, ka filluar ri numërimi i kutive të votimit për vendvotimet e përzgjedhura sipas rastësisë.

Nga ri numërimi i kutisë së votimit për vendvotimin 3602/02 në Komunën e Parteshit, kemi hasur në fletëvotime (të bashkangjitura në e-mail) për të cilat shihet paterni i njëjtë (shënjimi në fletëvotim) në tri (3) raste të ndryshme.

Po ashtu, për këtë vendvotim, gjeni edhe imazhe të listës përfundimtare të votuesve, ku vërehen nënshkrime të njëjta, e për të cilat duhet të vërtetohen nga institucione/ organe kompetente.

Raste të tilla sikurse në Komunën e Parteshit, ka edhe në komunat tjera, si: Graçanicë në dy vendvotime: 3401/01 dhe 3403/01.

Po ashtuë në Zveçan në vendvotimin: 2905/01”, thuhet në demnoncim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *