Të sapomartuarit Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë muajin e mjaltit nën diellin e Italisë, pas dasmës së tyre luksoze që raportohet se kushtoi rreth 1.7 milionë euro. Çifti u pa më herët këtë javë në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taormina, pranë Catania-s, dhe më pas duke u shëtitur dorë për dore nëpër rrugët piktoreske të qytetit.
Dua dhe Callum mbërritën të hënën pasi udhëtuan nga Palermo, ku kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni disa ditore të mbushur me të ftuar të famshëm, mes tyre Charli XCX, Elton John dhe Mark Ronson.
Hotel San Domenico Palace, që shërbeu si lokacioni kryesor i sezonit të dytë të “The White Lotus”, është një nga hotelet më prestigjioze në Itali dhe ka një histori të pasur me mysafirë të famshëm ndër vite.
I vendosur pranë vreshtave, një teatri të lashtë grek dhe fshatrave mesjetare, qëndrimi i Duas dhe Callumit përkoi edhe me nisjen e klubit veror të leximit të hotelit, i cili këtë vit u fokusua në listën e librave të rekomanduar nga platforma e këngëtares, Service95.
Burime pranë çiftit thanë se Dua ishte e veshur me pantallona të zeza dhe me flokët e kapura bisht, ndërsa ata shoqëroheshin në mënyrë diskrete nga një truprojë.
Në një moment, ata u ndalën edhe për të bërë fotografi me fansat.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






