Kanë kaluar pothuajse 30 vjet që kur aktorja Frances Fisher interpretoi personazhin e Ruth DeWitt Bukater në filmin e famshëm “Titanic”, por ajo vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe sot.
Ylli i filmit ikonik u shfaq së fundmi në mbrëmjen gala të 33-të “Race To Erase MS” në Los Anxhelos, ku pozoi e buzëqeshur para fotografëve dhe dëshmoi se vitet nuk e kanë zbehur sharmin e saj.
Sot 74-vjeçare, Fisher vazhdon të identifikohet nga shumë fansa me rolin e nënës së Rose-s, personazhit të interpretuar nga Kate Winslet në një prej filmave më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Në një intervistë të fundit, aktorja u shpreh se është jashtëzakonisht krenare për vajzën e saj, Francesca Eastwood, e cila ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në aktrim.
Fisher tha se shpreson që një ditë të ketë mundësinë të ndajë ekranin me të bijën, të cilën e ka nga lidhja me aktorin dhe regjisorin legjendar Clint Eastwood. ‘Jam shumë krenare për të. Është jashtëzakonisht e talentuar dhe mezi pres ditën kur do të mund të punojmë së bashku’, u shpreh aktorja.
Francesca Eastwood ka krijuar identitetin e saj në industrinë e filmit me role në filmin “Old” të regjisorit M.
Night Shyamalan, si dhe në serialin e njohur “Twin Peaks: The Return”.
Megjithëse gjatë karrierës së saj ka luajtur në shumë projekte, Frances Fisher mbetet më e njohura për publikun si Ruth DeWitt Bukater, nëna strikte e Rose-s në filmin “Titanic”, i cili u publikua në vitin 1997.
Filmi ka rikthyer së fundmi vëmendjen e publikut pas përfshirjes në platformën Netflix, gjë që e ka gëzuar veçanërisht aktoren.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






