Don Xhoni shënon sukses në Spotify: Renditet në top 10 artistët me debutimin më të mirë

Don Xhoni ka arritur një tjetër sukses në karrierën e tij muzikore, duke u renditur mes artistëve me debutimet më të suksesshme në nivel global në platformën Spotify.

Albumi i tij më i ri, ‘100%’, ka siguruar një vend në listën zyrtare të publikuar nga platforma për projektet me hyrjen më të fortë gjatë periudhës 3-5 korrik.

Sipas klasifikimit, reperi shqiptar është pozicionuar në vendin e nëntë në rang botëror, duke u bërë pjesë e top 10 artistëve me debutimin më të mirë të ditëve të fundit.


- Advertisement -

Ky rezultat e vendos atë përkrah emrave të njohur të industrisë muzikore ndërkombëtare përfshirë Madonnën, e cila kryeson renditjen si dhe Ken Carson dhe reperin gjerman Bonez MC.

Renditja konsiderohet një sukses i rëndësishëm për Don Xhonin dhe një tregues i rritjes së pranisë së artistëve shqiptarë në tregun global të muzikës.

Performanca e albumit në ditët e para të lansimit pasqyron interesimin e madh të publikut dhe mbështetjen e fansave, të cilët kanë kontribuar në shifrat e larta të dëgjueshmërisë.

Me ‘100%’, Don Xhoni sjell një projekt që përfshin stile dhe ritme të ndryshme të hip-hopit, duke vazhduar të zgjerojë audiencën e tij edhe jashtë trojeve shqiptare.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *