Kryediplomati belg, Maxime Prevot, ka vizituar Kosovën dhe ka mbajtur takime me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca.
Në vizitën e tij, Prevot ka shprehur mbështetjen e Belgjikës për dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe për integrimin rajonal, pa vënë asnjë kusht për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Ai ka premtuar të lobojë aktivisht për përfshirjen e Kosovës në këtë organizatë.





