Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka reaguar për zhvillimet e sotme në Kuvendin e Asociacionit të Komunave në Kosovë, duke theksuar shqetësimet lidhur me legalitetin dhe legjitimitetin e organeve të zgjedhura të Asociacionit.
Procesi i sotëm u karakterizua nga shkelje procedurale dhe shmangie e qartë nga respektimi i rregullave, duke cenuar legjitimitetin dhe integritetin e vendimmarrjes.
Ministria thekson se tashmë do të shqyrtojë me seriozitet të plotë zhvillimet dhe legjimitetin e vendimeve të Asociacionit.





