Profesori Nuri Bexheti në emisionin “Rubikon” nënkuptoi se Serbia nuk paraqet një kërcënim të madh për shkak se është më e vogël se sa ishte në ish-Jugosllavi dhe është e rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s.
Ai shtoi se Kosova nuk ka investuar në mbrojtje, edhe pse ka një bazë simbolike të NATO-s, por duhet të përqendrohet më shumë në buxhetin dhe strategjitë e saj për aleanca me komunitetet joshqiptare brenda vendit. “Fati i popujve ballkanik që janë të vegjël, edhe Serbia është më e vogël se sa ishte brenda ish-Jugosllavisë.
Nuk shoh rrezik të madh, sepse Serbia është e rrethuar me shtete anëtare të NATO-s.
Asnjë nga ushtritë ballkanike nuk ka kapacitetin e një ushtrie të rregullt me më shumë se 30 mijë anëtarë.
Të tjerat aty, aty”, tha Bexheti, transmeton Klankosova.tv. “Kosova ka një histori të suksesshme, por nuk ka investuar mjaftueshëm në mbrojtje, duke përdorur vetëm bazën simbolike të NATO-s.
Dua që Kosova të përqendrohet më shumë në buxhetin e saj, por mbi të gjitha, duhet të zhvillojë aleancën me komunitetet joshqiptare brenda kufijve politikë”.
