Deputetja e PDK-së denoncon cënimin fizik në Kuvend: Policia duhet të jetë e pavarur nga partitë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka denoncuar në Inspektorati Policor të Kosovës një polic, për të cilin pretendon se e ka cënuar fizikisht në Kuvend të mërkurën.

Musliu ka theksuar se ky reagim i saj nuk bëhet vetëm për ta mbrojtur vetën, por edhe për ta mbrojtur Policinë që të mos jetë nën ndikime partiake.

Deputetja e PDK-së kërkon që kjo situatë të hetohet dhe të kërkohet po ashtu edhe përgjegjësi që ka ftuar Policinë të hyjë në Kuvend. “Sepse kur Policia hyn në sallën e Kuvendit dhe një deputet cenohet fizikisht, nuk mjafton të hetohet vetëm polici që ka kryer veprimin.


- Advertisement -

Duhet të hetohet edhe zinxhiri i përgjegjësisë dhe urdhrit që e solli Policinë aty.

E lartpermenda se kam punuar për 15 vite rresht që Policia e Kosovës të jetë profesionale, e pavarur dhe me integritet.

Nuk do të hesht tani, kur pikërisht këto parime duhet të mbrohen më shumë se kurrë.

Policia i shërben ligjit dhe Republikës së Kosovës, jo urdhrave politikë.

Prandaj, i bëj thirrje çdo polici dhe çdo shërbyesi civil në Republikën e Kosovës që t’i qëndrojë besnik ligjit, Kushtetutës dhe detyrës së vet profesionale, e të mos i nënshtrohet asnjë diktati, presioni apo urdhri politik që cenon pavarësinë dhe integritetin e institucioneve të shtetit”, shkroi deputetja Musliu ndër tjera.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *