Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se hedhja e vezëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte një aksion spontan dhe simbolik, duke mohuar se pas këtij veprimi ka pasur ndonjë skenar ose organizim tjetër politik.
Kadriraj tha se veprimi i saj kishte për qëllim të kërkonte respektimin e Kushtetutës dhe e cilësoi si “manipulim” përdorimin e këtij rasti nga Lëvizja Vetëvendosje si arsye për mospjesëmarrje në seancën konstituive. “Aksioni im ka qenë krejt spontan.
Nëse atë ditë do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk ka pasur gjuajte me vezë, s’ka pasur skenar tjetër, s’ka pasur organizim tjetër.
Kjo është një manipulim i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo nuk është arsyeja sepse s’ka pasur.
Unë e kam marrë një aksion simbolik, me kushtin që ky njeri të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
S’ka pasur skenar tjetër.
Thashë: manipulim, edhe po e shfrytëzojnë këtë manipulim për mos-hyrjen në seancë”, tha ajo të mërkurën në një konferencë për media.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





