Ditën e djeshme u raportua se emri i Ilaz Ramajlit po diskutohet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit të vendit.
Ramajli tha se nuk ka pranuar ftesa nga partitë dhe nëse i ofrohet pozita e presidentit, nuk do ta pranojë.
Ai argumentoi se për shkak të moshës së tij, nuk është në gjendje të pranojë një detyrë të tillë.
Ramajli, avokat me profesion, është një figurë e njohur politike nga viteve 90 dhe një ndër nënshkruesit e Deklaratës Kushtetuese të vitit 1990.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





