Deputeti i LVV-së Agim Bahtiri kërkon nënshkrimet e LDK-së për kandidatin e tyre

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, u shfaq te zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së, derisa për mediat po fliste deputetja e kësaj partie, Jehona Lushaku.

Me t’u ngjitur, ndonëse Lushaku ishte duke folur direkt për mediat, ai i ndërhyri asaj duke thënë “Jehona, a po mi jep qato nënshkrime?”. “Kryeministri më dërgoi që t’i marr nënshkrimet e LDK-së për kandidatin e tyre”, tha Bahtiri në korridorin e Kuvendit.

Nga ai vazhdimisht kërkohej që të jetë më i sjellshëm dhe të presë derisa deputetja e LDK-së ta përfundojë konferencën.


- Advertisement -

Me të përfunduar Lushaku adresimin për media, i tha Bahtirit: “Teatrat, një kat më poshtë”. “Në emër të LVV-së, kërkoj nënshkrimet dhe emrin e kandidatit.

Jo teatër, seriozisht e kam.

Jam në emër të LVV-së”.

Deputetja Lushaku i tha se “ju nuk jeni autoriteti për t’i kërkuar nënshkrimet”. “S’po mi jep?

A po mi jep a jo?

Faleminderit, kaq e pata”, tha Bahtiri teksa u largua.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *