Parlamenti i AAK-së fajëson Kurtin për mos zgjedhjen e presidentit: ‘Ky është i vogël me na mohu ekzistencën neve’

Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur një konferencë për media, pak orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe partinë e tij për situatën e krijuar lidhur me këtë çështje, duke thënë se nuk do të bëhen pjesë e këtij komploti që sipas tij, po i bëhet shtetit nga Lëvizja Vetëvendosje. ‘Qysh flet një kryeministër që don me ia jep një zgjidhje Kosovës, por del e flet në media.

Kjo nuk është asgjë tjetër, pos një tendencë për bartje të fajit.’, ka thënë Tahiri.


- Advertisement -

Kurse, deputeti Bekë Berisha ka thënë se krejt kjo tendencë e Kurtit është se zgjedhjet janë të pashmangshme.

Ai ka thënë se kur preket rendi kushtetues, atëherë do të ketë veprime për të mos lejuar një gjë të tillë. ‘Ky është i vogël me na mohu ekzistencën neve.

Ky nuk ka me arritë me e shkatërru Kosovën.

Ky le të bon hajgare, por nuk ka me i dal qashtu.

Ndoshta i dokemi pak, por ai e din qysh mundemi me dal.

Këto manipulime se sillni nënshkrimet, më nuk ka besim askush të komunikojë me të.’


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *