Deputeti i Aleanca Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Ilir Capuni, reagon për debatet e fundit për ndalimin e hyrjes në Kosovë të zyrtarëve malazezë, duke theksuar se vendimet e institucioneve të Kosovës duhet të respektohen si vendime të një shteti sovran.
Capuni shpreh bindjen se Kosova ka vepruar përmes institucioneve të saj dhe brenda juridiksionit të vet. ‘Ndërsa presim që të gjithë të respektojnë vendimet e institucioneve të Malit të Zi, kështu duhet respektuar edhe e drejta e vendeve të tjera për të marrë vendime në përputhje me ligjet e tyre’, thekson ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





