Bashkëpunimi Politik si Mjet për Stabilizimin e Kosovës, thotë Deputeti Lutfi Haziri

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkëpunimi politik është i domosdoshëm për normalizimin dhe stabilizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke theksuar se pa kulturë bashkëpunimi nuk mund të tejkalohen krizat politike.

Haziri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka luajtur rol në inicimin e proceseve të rëndësishme politike në vend.

Ai ka theksuar se LDK-ja ka mbajtur angazhimet e saj politike me të gjitha partitë për agjendën shtetërore.


- Advertisement -

Nëse doni me na provu qysh shkaktohen proceset, pyetne PDK-në.

Nëse doni me e kuptu qysh bashkëpunohet, pyetne AAK-në.

Haziri ka theksuar se edhe proceset strategjike të vendit kërkojnë koordinim të gjerë politik.

Në fund, ai ka shtuar se bashkëpunimi mbetet thelbi i funksionimit të shtetit. “Unë jam për Republikën dhe bashkëpunimi është shpirti i saj”, ka përfunduar Haziri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *