Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Nga e hëna, më 29 qershor, Universiteti i Prishtinës do të hapë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor për vitin akademik 2026/2027.

Institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në Kosovë do të ofrojë mbi pesë mijë vende studimi në dhjetëra programe akademike.

Sipas udhëheqjes së universitetit, oferta akademike e këtij viti është përshtatur me nevojat e tregut të punës dhe standardet më të reja të cilësisë në arsimin e lartë.


- Advertisement -

Një nga risitë e këtij viti është rezervimi i katër për qind të vendeve të studimit për kategori të veçanta të aplikuesve nga jashtë Kosovës.

Universiteti planifikon gjithashtu të regjistrojë rreth 2 mijë e 600 studentë në nivelin Master.

Studentët me rezultate të larta akademike mbështeten përmes programeve të bursave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *