Channing Tatum shfaqet në Kupën e Botës duke ngjitur yllin norvegjez Erling Haaland

Channing Tatum u shfaq në tribunat e ndeshjes së Kupës së Botës mes Norvegjisë dhe Francës duke mbajtur një pamje që i ngjante yllit norvegjez Erling Haaland.

Aktori amerikan mbante një paruke të gjatë bionde dhe fanellën e Norvegjisë, duke u përzier mes tifozëve dhe duke bërë që shumë prej tyre ta ngatërronin me sulmuesin e njohur.

Paraqitja e tij nuk ishte rastësi.


- Advertisement -

Së fundmi, Tatum luajti rolin e ‘sozisë’ së Haaland në një film të shkurtër promocional të Nike, të realizuar përpara Kupës së Botës.

Në fushatë, aktori shfaqet si dublanti i futbollistit, duke sjellë momente plot humor.

Filmi promovues bashkon emra të njohur të sportit dhe showbiz-it, mes tyre Travis Scott, Kim Kardashian, LISA dhe Young Miko.

Historia zhvillohet në një set xhirimi ku futbollistët refuzojnë të ndjekin skenarin dhe zgjedhin të luajnë sipas instinktit, duke krijuar kaos dhe spektakël.

Megjithëse Tatum e mbështeti Norvegjinë nga tribunat, skuadra u mposht me rezultatin 4-1 nga Franca.

Ousmane Dembele realizoi një tregolësh në pjesën e parë, ndërsa Désiré Doué vulosi fitoren.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *