Demi Moore në Festivalin e Filmit në Kanë: Stil dhe Elegancë në Paraqitjet e Mrekullueshme

Demi Moore vazhdoi maratonën e saj glamuroze në Festivalin e Filmit në Kanë, teksa u shfaq në eventin e tretë të natës me një paraqitje elegante dhe plot klas.

Aktorja 63 vjeçare la pas veshjet më të guximshme dhe zgjodhi një stil më të sofistikuar gjatë eventit të organizuar nga Nespresso dhe Brut në La Plage Nespresso.

Ylli hollivudian u shfaq me një fustan elegant të kombinuar me këpucë të zeza klasike dhe aksesorë të ndritshëm, ndërsa flokët i mbante të stiluar thjesht me ndarje në mes, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Demi përshëndeti të pranishmit dhe fotografohej me buzëqeshje gjatë gjithë mbrëmjes në Rivierën Franceze.

Më herët gjatë natës, aktorja kishte marrë pjesë edhe në premierën e filmit “Fatherland”, ku u shfaq me një fustan të kuq dramatik, si dhe në galanë “Women in Cinema” të organizuar nga Fondacioni i Filmit të Detit të Kuq, ku pozoi pranë Rami Malek.

Këtë vit, Demi Moore është pjesë e jurisë së Festivalit të Filmit në Kanë së bashku me emra të njohur si Chloé Zhao dhe Stellan Skarsgard.


- Advertisement -