David dhe Victoria Beckham kanë sjellë humor në rrjetet sociale me një përditësim nga kopshti i tyre në Cotswolds, pas kthimit nga Festivali i Reading, ku çifti ishte për të parë performancën e djalit të tyre, Cruz.
Ish-futbollisti 51-vjeçar, i cili prej kohësh është apasionuar pas kopshtarisë, i tregoi Victorias prodhimet e tij, mes të cilave kumbulla, hudhra, qepë dhe një kungull me formë të pazakontë.
Victoria mbeti e habitur nga pamja e kungullit, duke pyetur: “Çfarë është ai, David?”, ndërsa ai iu përgjigj se ishte një kungull.
Batutat vazhduan teksa Victoria komentoi edhe qepën e njomë dhe David u mburr me madhësinë e saj. “Nuk është aq e madhe sa të tjerat”, e ngacmoi ajo, duke shkaktuar një tjetër shkëmbim humoristik mes çiftit.
David më pas tregoi me krenari edhe hudhrën e rritur në kopsht, për të cilën Victoria tha se ishte “mbresëlënëse”.
Në një moment tjetër, David u përpoq të shkulte një karotë që nuk po dilte nga toka.
Victoria e këshilloi të përdorte të dyja duart dhe më pas bëri shaka për “tensionin” e momentit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





