Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, para mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësaj partie tha se nuk do të bjerë asnjëherë në “kurthin e Albin Kurtit”. “Qëndrimi im është mbrojtja e LDK-së dhe asnjëherë me ra në kurthin e Albin Kurtit”.
Deklarata e tij vjen pas deklaratës së Kryesisë së LDK-së që tha se me “unanimitet të plotë” i dhanë mbështetje nominimit të Bekim Sejdiut për President.
LDK lëshoi këtë komunikatë pas mbledhjes së Kryesisë dhe vetëm pak minuta para mbledhjes së Grupit Parlamentar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





