Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosdalinë e Kosovës në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara, duke vlerësuar se vendi po humb mundësi të rëndësishme për avancimin e interesave të tij strategjike.
Haradinaj tha se qeveria aktuale po krijon përçarje dhe tensione në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe se Kosova duhet të forcojë partneritetet me aleatët dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të lejojë dëmtimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-të dhe rritjen e ndikimit rus në vend, theksoi ai.
Haradinaj shton se Kosova i takon familjes euroatlantike dhe duhet të mbështetet nga Amerika në momentet më vendimtare të historisë së saj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





