George Clooney do të nderohet me Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia

George Clooney bëri shaka me moshën e tij pasi mori lajmin se do të nderohet me Luanin e Artë për Arritje Jetësore në edicionin e 83-të të Festivalit të Filmit në Venecia.

Drejtori artistik i festivalit, Alberto Barbera, tha se vendimi për ta nderuar Clooney-n erdhi si vlerësim për karrierën e tij katërdekadëshe dhe për kontributin e tij të trefishtë si aktor, regjisor dhe producent.

Clooney ka fituar dy çmime Oscar dhe katër çmime Golden Globe për rolet në filmat e tij.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *