Pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur përkohësisht, pas një kërkese të Inspektoratit Sanitar, deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
NPL “Sport Marketing”, ka bërë të ditur se gjendja e përgjithshme e Pishinës së Gërmisë vlerësohet e mirë, por do të presë rezultatet zyrtare para se të rifillojë aktivitetin për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




