Gjykata Speciale ka njoftuar se aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në rastin e administrimit të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor 2026.
Më 12 tetor 2026, Gjykatësi i Vetëm për gjykimin e çështjes, gjykatësi Gosnell, caktoi datën për seancën e shqiptimit të aktgjykimit në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit.
Seanca do të mbahet ditën e martë, më 17 nëntor 2026, në orën 10:00.
Më shumë hollësi do të gjeni në Urdhrin për Caktimin e Datës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





