Dashuria e fortë mes Declan Rice dhe Lauren Fryer: Partnerja e fshehur që ka sfiduar kritikat

Partnerja e futbollistit anglez Declan Rice, Lauren Fryer, ka qenë shpesh në qendër të komenteve negative në rrjetet sociale për shkak të pamjes së saj, por mesfushori i Arsenalit ka treguar vazhdimisht se qëndron krah saj pavarësisht kritikave.

Rice dhe Lauren janë bashkë që nga adoleshenca, kur ishin vetëm 17 vjeç, dhe historia e tyre e dashurisë konsiderohet një nga më të qëndrueshmet në botën e futbollit. Çifti u bënë prindër në vitin 2022 me lindjen e djalit të tyre, Jude.

Megjithatë, Lauren është përballur me sulme dhe tallje të shumta në internet, duke e krahasuar me partneret e tjera të futbollistëve.


- Advertisement -

Pavarësisht gjithçkaje, Rice nuk ka hezituar asnjëherë ta mbrojë publikisht Lauren.

Futbollisti ka deklaruar se ajo është dashuria e jetës së tij, duke e përshkruar si një grua të mrekullueshme, të dashur dhe me humor.

Ai ka theksuar se nuk i kushton rëndësi komenteve negative dhe se familja e tyre është gjëja më e rëndësishme për të.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *