Aktorja Cynthia Erivo ka reaguar ndaj thashethemeve që qarkullojnë për raportin e saj me këngëtaren Ariana Grande, me të cilën ka bashkëpunuar në filmin “Wicked”.
Dyshja, e cila interpretoi rolet kryesore në adaptimin filmik të muzikalit të njohur, ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë promovimit të filmit dhe paraqitjeve të përbashkëta publike.
Megjithatë, një pjesë e fansave kanë nisur të dyshojnë se marrëdhënia e tyre nuk është aq e afërt sa është dukur, duke nxitur spekulime në rrjetet sociale.
Erivo ka theksuar se perceptimet e publikut shpesh nuk përputhen me realitetin, duke shtuar se njerëzit që nuk e njohin nga afër krijojnë versione të ndryshme për jetën e saj personale.
Ajo u shpreh se kur dikush është vërtet mik i saj, atëherë është i tillë pa dyshim, ndërsa në të kundërtën nuk ekziston një marrëdhënie e tillë.
Aktorja shtoi gjithashtu se ajo dhe Ariana Grande vazhdojnë të komunikojnë shpesh dhe të kenë një raport të mirë edhe pas përfundimit të xhirimeve.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





