Komisioni Zgjedhor i Kosovës (KZK), ende nuk ka bërë certifikimin e rezultateve zgjedhore për shkak të disa ankesave.
Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se kur të bëhet certifikimi, partitë opozitare duhet të reflektojnë dhe ta votojnë presidentin.
Njohësit vlerësojnë se komunikimi duhet filluar sa më parë për shkak të urgjencës së formimit të institucioneve.
E hënën, Komisioni Zgjedhor i Kosovës mbajti konferencë për media ku u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Certifikimi i rezultateve pritet të hapë rrugën për krijimin e institucioneve të reja.
Lëvizja Vetëvendosje tregon se bashkëpunimi me partitë tjera është i domosdoshëm për zgjedhjen e presidentit.
Profesori universitar Smajlaj thotë se partitë nuk duhet të presin certifikimin për të filluar bisedimet për koalicion ose për zgjedhjen e presidentit.
A mund të ndodhë koalicioni i Lëvizjes Vetëvendosje me ndonjë parti opozitare për krijimin e qeverisë së re?
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





