Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka shprehur pendim për mbështetjen e krijimit të Dhomave të Specializuara në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai theksoi se mbajtja në paraburgim e katërshes së UÇK-së, si para fillimit të gjykimit ashtu edhe gjatë procesit gjyqësor për kohë të gjatë është e pajustifikuar.
Serwer gjithashtu u shpreh se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka pasur autoritet komandues mbi UÇK-në.
Ai gjithashtu tha se nuk pret lirimin e tyre dhe se duhet të respektohet çfarëdo vendimi që merr gjykata.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.
Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së nga viti 1998 deri në vitin 2000.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





