Dy super yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, i befasuan tifozët me rënien e papritur të numrit të ndjekësve në Instagram brenda pak orësh.
Rënia dramatike nuk u shkaktua nga polemikat apo reagimet negative të tifozëve, por nga operacioni i madh i pastrimit të llogarive të rreme dhe joaktive nga Instagram.
Ronaldo humbi më shumë se tetë milionë ndjekës në një natë, duke u zbritur nga 674 milionë në 666 milionë, ndërsa llogaria e Messit ra me mbi pesë milionë, nga 512 milionë në 507 milionë.
Megjithatë, ata mbeten ndër njerëzit më të ndjekur në botë në Instagram.
Spastrimi doli në dritë sa llogari të rreme ndjekin personazhe të famshëm dhe figura publike.
