Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar çështjet gjeopolitike dhe rolin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor.
Hoxha theksoi rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe angazhimin e Shqipërisë në forcimin e sigurisë kolektive.
Shqipëria vazhdon të investojë në mbrojtje dhe bashkëpunim rajonal për sigurinë afatgjatë.
Përpara Samitit të NATO-s në Tiranë, Hoxha dhe Rutte u shprehën për përgatitjet dhe angazhimin e plotë për një Samit të suksesshëm.





