Zgjidhja në horizont për rrugën “Ulëza” në lagjen “Hajvalia” të Prishtinës

Pas shumë ankesash nga qytetarët për gjendjen e rënduar të rrugës “Ulëza” në lagjen “Hajvalia” të Prishtinës, duket se problemi po merr fund.

Rruga e paasfaltuar ka shkaktuar shqetësime për banorët, por punimet janë nisur dhe drejtoresha e Investimeve Kapitale në Prishtinë, Zyhrije Pllana, ka deklaruar se procesi është në rrugën e duhur. “Punimet kanë filluar dhe janë duke vazhduar sipas planit.

Rruga pritet të përfundojë brenda një jave,” ka thënë ajo.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *