Çmimet maksimale të naftës caktohen nga Ministria e Industrisë në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar vendimin më të fundit lidhur me çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, çmimi më i lartë i lejuar për një litër naftë është 1.89 euro.

Një litër benzinë është përcaktuar të shitet deri në 1.47 euro, ndërsa çmimi maksimal për një litër gaz është 0.82 euro.


- Advertisement -

Qytetarët që hasin raste ku këto çmime nuk respektohen mund t’i raportojnë ato në adresën zyrtare të konsumatorit konsumatori@rks-gov.net, si dhe në numrin pa pagesë 0800 11000.


- Advertisement -