Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është deklaruar për media para fillimit të seancës plenare.
Ajo, ka folur përsëri për çështjen e zgjedhjes së presidentit duke thënë se takimet për këtë do të vazhdojnë.
Nagavci, ka folur edhe për marrëveshjen e Bordit të Paqes e cila nuk është sjellë ende në Kuvend për ratifikim.
Ajo tha se beson se gjatë javës së ardhshme kjo marrëveshje do të diskutohet në komisionin përkatës dhe pastaj do të sillet në Kuvend për miratim.





