Haradinaj: Kurti nuk dëshiron zgjedhje, por jemi në proces

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar për media sa i përket çështjes së presidentit.

Kur është pyetur nëse kryeministri Kurti dëshiron të shkojë në zgjedhje, Haradinaj ka thënë se ‘jo ndoshta, por jemi në zgjedhje’.

Sipas tij, nëse Kurti do të zgjidhte presidentin, ai e di se si shkojnë proceset politike, duke u bazuar në përvojën e tyre.


- Advertisement -

Haradinaj gjithashtu foli për deputeten Duda Balje që kaloi në Grupin Parlamentar të AAK-së, duke theksuar se nuk kanë dallime në qëndrimet për Kosovën. ‘Nuk kemi shumë dallime në qëndrime sa i përket Kosovës, vlerave të demokracisë dhe përkrahjes së komuniteteve’, shtoi ai.


- Advertisement -