“Kur janë ndeshjet e nëntorit në Konferencë Ligë dhe me kë luan Kosova?” Kështu e ka pyetur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, ChatGPT-në, gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës.
Sokoli, i njohur me nofkën “Profa”, është një emër i njohur në botën e futbollit kosovar, me një karrierë të pasur si futbollist, trajner dhe profesor universitar.
Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar një sërë klubesh të njohura, përfshirë Prishtinën, Lirinë, Gjilanin, Ferizajn dhe Llapin, si dhe ka mbajtur rolin e përzgjedhësit të ekipit kombëtar të Kosovës.
Sokoli ka arritur të fitojë trofe në futbollin vendor, duke kontribuar në mënyrë të dukshme edhe në fushën akademike dhe në trajnimin e gjeneratave të reja të sportistëve.
Përvoja dhe angazhimi i tij e kanë bërë atë një figurë të njohur në futbollin kosovar.
Përveç angazhimit si trajner, Sokoli është gjithashtu analist sportiv në një televizion të njohur në vend.
Angazhimi i tij më i fundit si trajner ishte te klubi i futbollit Drenica, ku ai punoi gjatë vitit të kaluar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




