Protesta vazhdon të jetë e tensionuar.
Para pak çastesh, protestuesit i vunë flakën një kioske në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Në pamjet e siguruara, kioska është e gjitha në flakë, bashkë me pemët përreth, dhe situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit për bizneset që ndodhen pranë.
Prania e pemëve afër zjarrit e bën situatën shumë delikate.
Ky është rasti i disatë i dhunës dhe shkatërrimit gjatë protestave.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





