Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka sot inauguruar Qendrën e re të Mjekësisë Familjare në Gurakoc të Istogut.
Financuar nga Hessa Ishaq Ibrahim el Hajri nga “Zakat House” në Kuvajt, objekti i ri përfshin hapësirat e Qendrës së Mjekësisë Familjare, pajisjet mjekësore dhe inventarin e nevojshëm për funksionimin e saj.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Myftiu Naim ef.
Tërnava, kryetari i BIK-ut, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, dhe stafi shëndetësor i Qendrës.
Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me përfundimin e projektit, duke paralajmëruar se BIK-u së shpejti do të nisë edhe ndërtimin e objekteve të tjera shëndetësore.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





