Besnik Tahiri: Dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës janë të mbyllura, deklaron deputeti i Aleancës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës janë të mbyllura, pavarësisht kërkesës së deputetëve të ish-opozitës për seancës për konstituim të institucionit legjislativ.

Ai tha se për kërkesën e tyre për seancë të jashtëzakonshme është njoftuar me kohë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari dhe Administrata e Kuvendit të Kosovës. “Siç e patë, dyert e sallës ku sonte do duhej të konstituohej Kuvendi i Kosovës, janë të mbyllura.

Janë të mbyllura përkundër faktit që ne si grup parlamentar e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin e seancës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po ashtu edhe Administratën e Kuvendit me kohë me shkrim, por siç shihet salla është e mbyllur”, deklaroi Tahiri.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *