Ben Affleck ka treguar me humor se fëmijët e tij shpesh e vënë në lojë kur përpiqet t’u japë këshilla për marrëdhëniet romantike.
Djali i tij 17-vjeçar madje i ka thënë: “Ti qenke ekspert për marrëdhëniet?”, duke iu referuar martesave të tij të kaluara.
Affleck ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.
Ai dhe Garner u martuan në vitin 2005 dhe u divorcuan në vitin 2018.
Në vitin 2022, Affleck u martua me Jennifer Lopez, por edhe kjo martesë përfundoi me divorc në vitin 2024.
Pavarësisht ndarjes, Affleck ka folur me respekt për Lopez dhe ka theksuar se marrëdhënia e tyre përfundoi pa drama të mëdha publike.
Ndërkohë, ai ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me Jennifer Garner.
Affleck madje dëshironte që ajo të luante bashkëshorten e tij në filmin “Animals”, por Garner nuk e pranoi rolin, i cili përfundimisht iu dha Kerry Washington.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





