Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Informacionit të Klasifikuar

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sot në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave, me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj.

Kjo mbledhje zhvillohet pas nisjes së procedimit penal ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, e cila dyshohet se ka përcjellë informacione të klasifikuara te Ergys Agasi gjatë arratisë së tij.

Në fokus të mbledhjes pritet të jenë çështjet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.


- Advertisement -

Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga titullarët e 13 institucioneve dhe drejtohet nga Presidenti i Republikës.

Në këtë mbledhje do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili më herët ka shprehur se Hyseni do të përballet individualisht me drejtësinë dhe e cilësoi masën ndaj saj si ekstreme.

Sipas kryeministrit, hetimi penal ndaj një drejtuesi të SHISH-it ka implikime që lidhen edhe me sigurinë kombëtare dhe interesat e shtetit.

Rama ka theksuar se në Këshillin e Sigurisë Kombëtare duhet të diskutohet për garancitë e nevojshme për mbrojtjen e institucioneve të sigurisë dhe informacionit të klasifikuar, sidomos në rastet kur drejtuesit e tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *