Behgjet Pacolli kërkon hetim për skandalin në Aeroportin e Vlorës: ‘Koha për të zbardhur të vërtetën është tani’

Biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri të nisë hetime lidhur me, siç e ka cilësuar ai, një skandal të rëndë në Aeroportin e Vlorës.

Pacolli ka deklaruar se qytetarët nuk janë informuar për ‘gjendjen reale’ në aeroport, duke kërkuar që të hetohen personat që, sipas tij, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Ai ka kërkuar një hetim të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës nga SPAK-u, duke thënë se terminali i Aeroportit të Vlorës ka qenë i bllokuar për më shumë se dhjetë muaj.


- Advertisement -

Pacolli ka ngritur dyshime për mbështetje institucionale ndaj veprimeve të paligjshme dhe ka kërkuar identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në ngjarjet e pretenduara.

Ai gjithashtu ka kërkuar masa për garantimin e sigurisë së punonjësve dhe kompanive kontraktuese në Aeroportin e Vlorës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *