Dua Lipa dhe Callum Turner kalojnë fund pushimet e mjaltit në Itali

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, i kanë dhënë fund pushimeve romantike në Itali, pasi kaluan ditët e muajit të mjaltit mes Bregut të Amalfit dhe Romës. Çifti u fotografua duke lënë hotelin e tyre në kryeqytetin italian, teksa përgatiteshin për t’u nisur drejt aeroportit.

Këngëtarja shqiptare u shfaq me një stil veror, e veshur me një jelek të bardhë, xhinse me bel të ulët dhe një shall blu, të kombinuara me bizhuteri dhe një çantë të madhe Chanel.

Ndërkohë, Callum Turner kishte zgjedhur një veshje të lehtë verore, ndërsa u ul pas timonit të një Porsche 911 Turbo S Cabriolet me vlerë rreth 200 mijë funte.


- Advertisement -

Pak ditë më parë, të sapomartuarit festuan martesën e tyre me një ceremoni luksoze në Palermo të Siçilisë.

Festimet, që sipas raportimeve kushtuan rreth 1.5 milionë funte, mblodhën emra të njohur si Elton John, Charli XCX dhe Donatella Versace.

Gjatë fundjavës, Dua publikoi edhe fotografi nga ceremonia e martesës, duke i shoqëruar me mbishkrimin e thjeshtë: “Z. dhe Znj.”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *