Bedri Hamza nga PDK-ja: Diskutojmë për situatën pas vendimit të Gjykatës Speciale

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka folur pak para mbledhjes së Kryesisë së partisë.

Hamza tha se po mblidhen për të diskutuar situatën pas vendimit të djeshëm në Gjykatën Speciale, ndërsa kur u pyet për iniciativë të mundshme për zhbërjen e Gjykatës Speciale nga Kuvendi, ai tha se të gjitha opsionet demokratike dhe ligjore janë opsion, transmeton Zeri.info. “Do ta diskutojmë situatën, e kemi thënë që të gjitha format demokratike dhe ligjore janë opsion, do të diskutojmë dhe pastaj do të shohim se cilat janë qëndrimet zyrtare të PDK-së”, deklaroi Hamza. “Të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”, u përgjigj kreu i PDK-së, kur u pyet për mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciales.

Ndërkaq, Zëri ka raportuar dje se tashmë deputetët e PDK-së kanë mbledhur nënshkrimet e tyre për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për të cilën duhen 40 nënshkrime.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *