PD e Kosovës reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës sot do të mblidhen pas vendimit dënues nga Gjykata e Hagës për ish-krerët e UÇK-së.

Deputetja Besa Kabashi-Ramaj ka folur para mediave në lidhje me këtë çështje, duke u shprehur se bashkëndjejnë dhimbjen me familjarët e ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë qytetarët të cilët janë prekur nga një vendim i tillë. “Bashkëndjejmë me familjet e çlirimtarëve, me gjithë qytetarët, me veteranët si dhe gjithë djem e vajzat që kanë luftuar për çlirimin e vendit tonë.

Kemi pasur luftë të drejtë dhe do të sigurohemi që bota mbarë të vazhdojë ta trajtojë të tillë”, u shpreh Kabashi-Ramaj.


- Advertisement -

Ajo nuk dha detaje nëse partia e saj do të marrë ndonjë iniciativë apo hap për të kundërshtuar vendimin e djeshëm.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *