Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur nëse partia e tij do të votojë “çdo lloj emri për president”, në mënyrë që procesi për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të përfundojë.
Hamza ka theksuar se deputetët e partisë që ai drejton kanë të drejtë të vendosin sipas bindjeve të tyre. “PDK-ja voton, megjithatë deputetëve kurrë nuk u kërkoj t’i nënshtrohen çfarëdo vullneti të kërkujt.
E kanë të drejtën e plotë që të votojnë sipas bindjeve të tyre”, u shpreh Hamza.
Ai gjithashtu theksoi se brenda Grupit Parlamentar diskutohen të gjitha temat dhe se çdo vendim respektohet. “Ka një harmoni, në grup parlamentar diskutojmë të gjitha temat.
Debati është prezent.
Në fund, vendimet i respektojmë”, tha Hamza.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





