Albin Kurti: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së dhe Nevoja për President të Ri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë nuk ka qenë kurrë e lidhur me zhvillimet politike e institucionale në Kosovë.

Kurti theksoi se çështja e katër të dënuarve në shkallën e parë duhet të trajtohet përmes procesit të apelit, duke shtuar se këto janë tema që tejkalojnë interesat e partive. “Çështjen e dënimit të krerëve në Hagë ne asnjëherë nuk e kemi ndërlidhur me zhvillimet e brendshme politike e institucionale e as me çështjen e presidentit.

Këto janë tema që i tejkalojnë partitë, janë çështje të interesit të përbashkët”, tha Kurti.


- Advertisement -

Ai shprehu besimin se vendimi në shkallën e apelit do të korrigjohet. “Për katër të dënuarit në shkallë të parë, ne besojmë në korrigjim në apel”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai nënvizoi se Kosova po përballet me një pengesë të madhe institucionale, duke u referuar moszgjedhjes së presidentit të ri. “Nuk mund t’i mohojmë pengesat që i kemi përpara, që i kemi të gjithë së bashku, pra çështjen e presidentit apo presidentes së re.

Sepse moszgjedhja na çon në zgjedhje dhe na pamundëson të gjithëve që të merremi me strategjinë tonë kombëtare, por edhe me apelin”, tha ai.

Sipas Kurtit, zgjedhja e presidentit është emergjente për të shmangur një periudhë të re zgjedhore dhe për t’u përqendruar në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. “Pa president, sot Kosova për muaj të tërë është në zgjedhje dhe pa institucione funksionale.

Në këto rrethana është emergjente çështja e presidentit, që ta heqim këtë presion dhe ta kemi gjithë energjinë dhe mendjen te mbrojtja e luftës sonë për liri dhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë”, tha Kurti.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *