Bebe Rexha Tregon Dashurin për Traditat Shqiptare në Një Dasmë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të tregojë se, pavarësisht suksesit të saj të madh në skenën ndërkombëtare, lidhja e saj me traditat shqiptare mbetet gjithmonë e fortë.

Së fundmi, ajo është bërë virale në rrjetet sociale pas një momenti të veçantë në një dasmë shqiptare.

Bebe Rexha është filmuar duke kënduar këngën e njohur “Hajde halla e madhe”, një prej këngëve që nuk mungon në ahengjet dhe dasmat shqiptare.


- Advertisement -

Nuk dihet se ku është zhvilluar dasma, as nëse bëhet fjalë për një festë në rrethin e saj familjar apo të miqve të afërt.

Megjithatë, pamjet e saj duke interpretuar këtë këngë tradicionale shqiptare kanë marrë vëmendje të madhe dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Ky nuk është rasti i parë kur Bebe Rexha tregon dashurinë dhe respektin për kulturën shqiptare.

Së fundmi, pasi vëllai i saj kurorëzoi dashurinë në martesë, edhe në atë aheng nuk mungoi muzika tradicionale shqiptare, duke i dhënë festës një atmosferë tipike shqiptare.

Pavarësisht se prej vitesh është pjesë e skenave më të mëdha botërore, Bebe Rexha vazhdon ta mbajë pranë origjinën dhe traditat e saj shqiptare, duke i ndarë herë pas here edhe me miliona ndjekësit e saj.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *