Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të rëndësishëm këtë të mërkurë, duke i dhënë një shtesë pensioni 117-vjeçares Qamile Marra, personit më të vjetër në Shqipëri.
Me një vendim të veçantë të firmosur nga kryeministri Edi Rama, Marra do të përfitojë një shtesë mujore që është 10 herë më e madhe se pensioni social.
Pensioni i saj ishte ndërprerë kur ajo mbushi 100 vjeç, dhe djali i saj ka bërë përpjekje për ta rikthyer atë për 7 vite. “Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj.
Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.”, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





