Bebe Rexha ka ndarë një tjetër detaj nga jeta e saj personale gjatë një paraqitjeje në emisionin e famshëm amerikan “Today”, ku ka rrëfyer për dashurinë e madhe që ka për ushqimin dhe gatimin.
Artistja shqiptare me famë botërore ka treguar se, përveç muzikës, një prej gjërave që i pëlqen shumë është të kalojë kohë në kuzhinë, veçanërisht kur bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimeve shqiptare. “Më pëlqen të gatuaj ushqim shqiptar.
Jam shumë e mirë në gatimin e groshës, që është si një lloj supe, dhe pastaj në speca, të cilat i gatuaj me mazë.
Jam shumë e mirë në plot gjëra”, ka thënë Rexha.
Kështu, këngëtarja ka treguar edhe një anë tjetër të saj, larg skenës dhe angazhimeve muzikore, duke zbuluar se gatimi i ushqimeve tradicionale shqiptare është një prej pasioneve të saj.
Ndërkohë, Bebe Rexha po shijon suksesin e albumit të saj më të fundit, “Dirty Blonde”, i cili shënon një kapitull të rëndësishëm në karrierën e saj si artiste e pavarur.
Suksesi i këtij projekti është shoqëruar edhe me një tjetër arritje të rëndësishme për këngëtaren shqiptare.
Kënga “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless, është nominuar në kategorinë “Best Dance” në MTV Video Music Awards 2026.
Kategoria “Best Dance” është rikthyer në ceremoninë e këtij viti pas shtatë vitesh, ndërsa Rexha është në garë për çmimin përkrah emrave të mëdhenj të muzikës botërore, mes tyre Harry Styles, Lady Gaga dhe Doechii, Madonna, PinkPantheress dhe Zara Larsson, Slayyyter dhe Tate McRae.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





